• Tirane, ofroj vend pune Shitëse - Shop Asistant

Pozicion i lirë pune në Arteg: Shitëse - Shop Asistant

Arteg është themeluar në 23 Shkurt të vitit 2001, në Vlor
ë si një shitës me shumicë dhe pakicë, me aktivitet kryesor produktet e shtëpisë dhe kuzhinës. Përgjatë viteve, kompania jonë gëzoi rritjen e saj natyrale, si në portofolin e produkteve, ashtu dhe në atë te klienteve. Në vitet që pasuan, cilësia e produkteve tona, aftësia jonë për të identifikuar mundësi të reja në treg, dhe vizioni ynë i biznesit, e kanë bërë më të lehtë zgjerimin dhe rritjen tonë. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të aktivitetit Arteg shpall pozicion vakant Shitëse - Shop Asistant në dyqanin me adresë "Kristal Center" Tiranë

Detyrat

• Të komunikojë dhe t'ju shërbeje klientëve sipas standarteve të kompanisë
• Përgjegjësia për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e saj
• Njohje dhe monitorim i stokut të produkteve në sektor
• Kupton nevojat e klientëve, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesat e tyre
• Ndihmon klientët në gjetjen e produkteve për të cilat ata janë të interesuar
• Ofron këshilla mbi produktet, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të tij/saj
• Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit
• Në bashkëpunim me Supervizorin kontrollon ekzpozimin dhe angazhohet në sistemimin e stokut në nivelin e kërkuar në raft
• Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë zhvendosur prej Klientëve
• Detyra të tjera që mund të nevojiten apo kërkohen

Kualifikimet

• Të jetë e gatshme dhe e aftë për të punuar në grup
• Energjike dhe të pëlqeje punën në maredhenien me klientin
• Të jete e dobishme dhe e sjellshme
• Të paturit një paraqitje të denjë është kërkesë thelbësore

Kriteret e pranimit

- Të mos jetë ne proçes studimesh të mesme apo të larta, ose angazhime te tjera
- Të angazhohet për një periudhë afatgjatë punësimi pranë kompanisë
- Të banojë në Tiranë ose zonat përreth
- Të njohë dhe flasë një gjuhë të huaj
- Eksperienca të mëparshme punësimi përbëjne avantazh por nuk janë të domosdoshme

Aplikimet pranohen vetëm me e-mail në adresës hr@arteg.com. Vendi ku do të zhvillohen intervistat është në dyqanin me adresë "Kristal Center" Tiranë
 


Apply
Back
Top