• Tirane, ofroj vend pune Senior Specialist Internal Auditor

EPPC Albania kërkon një Senior Specialist Internal Auditor për klientin e saj, një ndër institucionet financiare më serioze dhe të konsoliduara në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Planifikon në mënyrë efektive dhe vepron si përgjegjës për të gjitha auditimet e zhvilluara brenda organizatës, duke caktuar Audituesit në aktivitete specifike të auditimit dhe duke rishikuar dokumentat e punës së auditimit për përshtatshmëri, pajtueshmërinë dhe përmbajtjen për të mbështetur gjetjet e auditimit;
  2. Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanisë, jep kontribut në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm;
  3. Zhvillon, rishikon dhe analizon efektivitetin e vazhdueshëm të të gjitha programeve të auditimit;
  4. Kryen proceset e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave;
  5. Siguron dhe shqyrton prova që dokumentojnë më së miri konkluzionet e auditimit;
  6. Kryen dhe/ose asiston në projekte speciale; ndihmon auditorët ose ekzaminuesit e jashtëm si dhe manaxhon pyetjet dhe kërkesat;
  7. Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme;
  8. Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe i komunikon ato bashkë me rekomandimet përkatese në nivelet e duhura, përfshirë menaxhimin dhe Komitetin e Auditimit.

Kërkesat për këtë pozicion:


  • Diplomë Universitare në Audit, Financë ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Eksperiencë si auditor, e preferueshme në subjekte financiare dhe/ose banka;
  • Njohuri të Standarteve Ndërkombëtare të Auditit;
  • Aftësi shumë të mira të kuptimit të qeverisjes, riskut, dhe kontrollit të përshtatshëm për kompaninë;
  • I/e orientuar ndaj detajeve,aftësi analitike, organizative dhe supervizuese;
  • Integritet i lartë dhe etikë profesionale.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top