• Menaxher Shitje Tiranë

Përshkrim i përgjithshëm:
Numri i klientëve po rritet gjithnjë e më shumë, ndaj kompania kërkon të zgjeroj stafin për ekipin e Tiranës.
Menaxheri i shitjeve për Tiranën do të jetë përgjegjës për të mbajtur klientët ekzistues por edhe për të zgjeruar bazën e klientëve duke siguruar kontrata të reja shitje, sipas targeteve të kompanisë.
Përgjegjësia kryesore e menaxherit të shitjeve është të shesë shërbimet dhe produktet e kompanisë, duke gjetur vazhdimisht mënyra unike për të angazhuar dhe rritur numrin e klientëve.
Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për menaxhimin e klientëve në qytetin e Tiranës. Menaxheri i Shitjeve duhet të zotërojë aftësi të shkëlqyera në komunikimi, prezantimi dhe të ketë vetë motivim.

Detyrat e menaxherit të shitjeve:
Menaxheri i shitjeve duhet të shpenzojë një pjesë të rëndësishme të punës së tij në komunikim dhe takime me klientët- ata të cilët blejnë dhe përdorin produkte apo shërbime të kompanisë.
Si të tilla, Menaxheri i Shitjeve ka detyra dhe përgjegjësi unike të cilat përfshijnë:
  • Perfaqëson kompaninë, ndërton dhe mban mardhënie me klientët
  • Identifikon nevojat konsumatore dhe jep zgjidhje sesi të plotësohen ato
  • Arrin objektivat e kompanisë nepermjet një planifikimi efektiv, vendos qëllime shitje, analizon të dhënat e shitjes, projekton performancë të shitjes
  • Punon me eprorin direkt dhe departamentet e tjera (marketing) për të krijuar mënyra për arritjen e klientëve të rinj
  • Kontakton dhe lidh kontratat me bizneset
  • Njeh shumë mire produktin dhe shërbimin si dhe vlerën e propozuar
  • Ndjek politikat dhe rregullat e organizatës
  • Ndjek në mënyrë proaktive mundësi të reja shitje
  • Zgjidh problemet e klientëve duke ofruar zgjidhje inovative
  • Bëhet ambasador i markës dhe reflekton vlerat e kompanisë në komunikim me klientët ekzistues dhe ato potencial
  • Ndjek trajnimet që zhvillohen në kompani në qëllim të përmirësimit të aftësive të shitjes
Përgjegjësitë e menaxherit të shitjeve:
  • Bashkëpunon me drejtorin e shitjeve për të vendosur dhe zbatuar qëllime shitje për rajonin
  • Zhvillon plane ditore dhe mujore për kontaktim biznesesh dhe i diskuton ato me drejtorin e shitjeve
  • Prezanton, promovon dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë
  • Identifikon nevojat në treg dhe i diskuton me menaxherin e shitjeve
  • Realizon takime në terren me biznese për prezantimin e produkteve
  • Ekzekuton plan strategjik të shitjes duke zgjeruar bazën e klientelës
  • Realizon target e vendosura të shitjes
  • Analizoni potencialin e territorit/tregut, ndjek trendet e shitjes
  • Harton raport individual shitje
  • Motivon dhe këshillon teknikët për të përmirësuar performancën e tyre
  • Mbledh përshtypje, komente, ankesa të klientëve dhe i raporton tek drejtori i shitjeve
Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Eksperienca e mëparshme në industri përbën avantazh
  • Diplomë në Administrim Biznes, Marketing përbën avantazh
  • Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
  • Aftësi shumë të mira të paketës office
  • Zotërojë aftësi për të punuar individualisht dhe në grup
  • Shpirt konkurrues dhe ambicioz
  • Profesionalizëm dhe i drejtuar drejt rezultateve
  • Zotërojë leje drejtimi
Pse ekipi i KRESHA:
Në kompaninë tone kemi krijuar një kulture e cila mbështetet mbi, shpirtin, frymën dhe motivin e grupit dhe kjo - jo vetëm brenda ekipit të shitjeve, por në mbarë kompaninë. Ekipi i shitjeve është argëtues dhe jashtëzakonisht konkurrues me një mentalitet të palodhur, i cili është i dukshëm në çdo takim javor që zhvillohet me ekipin. Puna në kompani organizohet me ekipe shitjesh ku secili ka një skemë të qartë dhe transparent rritje brenda kompanisë, duke siguruar dhe përfitime financiare e mësim të vazhdueshëm për avancim në karrier.

Apliko tani duke dërguar CV në kresha.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top