• Vlore, ofroj vend pune Operator për Sigurinë e Brendshme

Pozicion Vakant

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Operator për Sigurinë e Brendshme
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Palasë / Vlorë (Green Coast Resort)

Përmbledhja e Pozicionit:
Është përgjegjës për kryerjen e vëzhgimeve me kamera survejimi në funksion të sigurisë së ambienteve të Green Coast Resort & Residences, për të garantuar qetësi dhe siguri për klientët gjatë kohës së qëndrimit në resort.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kryen kontrolle survejimi rutinë dhe specifike;
  • Survejon ambientet e përbashkëta, vilat dhe të gjitha asetet e përfshira në Resort dhe kryen raportime sipas rregullores;
  • Identifikon burimet e kërcënimeve dhe i raporton tek eprori përkatës;
  • Përpilon raporte rutinë dhe specifike në rast incidentesh;
  • Raporton menjëherë (me telefon) dhe më pas me email (duke dërguar një raport) tek personeli i mirëmbajtjes dhe tek Supervizori i Sigurisë të gjitha mosfunksionimet e aseteve të sigurisë;
  • Përditëson dokumentet e shërbimit;
  • Kryen mirëmbajtjen bazike të aseteve brenda sallës së survejimit;
  • Evidenton dhe raporton raste të veçanta të klientëve që shfaqin sjellje problematike duke vënë në dijeni menjëherë supervizorët apo menaxherët e sigurisë.
  • Raporton menjëherë në radio veprimet që bien ndesh me ligjin apo rregulloren e brendshme të resortit;
  • Bashkëpunon në ekip për kryerjen e detyrave dhe mbarëvajtjen e sigurisë së brendshme të ambientit.

Aftësi të tjera:

  • Të jetë i besueshëm, i matur, korrekt dhe profesional në zbatim të rregullores.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me qëllim që të krijojë marrëdhënie korrekte midis palëve.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Operator për Sigurinë e Brendshme.

Afati i dorëzimit
: 25/08/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top