• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketingu

EPPC Albania kërkon një Drejtor Marketingu për klientin e saj, i cili është një ndër Grupet më të mëdha dhe të konsoliduara në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Harton politikat, strategjitë dhe buxhetin e marketingut të shoqërisë;
  2. Planifikon, zhvillon dhe mbikqyr fushata, aktivitete, materiale marketing etj;
  3. Organizon dhe drejton stafin dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse të shoqërisë me qëllim realizimin e aktiviteve marketing;
  4. Drejton dhe kontrollon marketingun dixhital, web-in e shoqërisë;
  5. Paraqet propozimet përkatëse pranë Bordit Drejtues.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Marketing;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione drejtuese në marketing; (Eksperienca në Retail, FMCG, Distribucion përbën avantazh);
  • Të zotërojë gjuhën Angleze dhe MS Office;
  • Aftësi të mira drejtuese, komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë leje drejtimi automjeti.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top