• Tirane, ofroj vend pune AGJENT SHITJE

NJOFTIM PUNE, Pozicion Vakant: AGJENTE SHITJE (div. kozmetikë) F

ALKOS GROUP një ndër grupet më të rëndësishme të distribucionit në Shqipëri, me Zyra Qendrore në autostradën Tiranë – Durrës, km 12, për shkak të zgjerimit të aktivitetit shpall vakant pozicionin: Agjent Shitjesh div. kozmetikë


Pozicioni vakant: Agjente Shitje (F)
Departamenti: Departamenti i Shitjeve (kozmetikë)
Vendodhja: Tiranë

Aplikimet mbyllen më 02 Shtator 2021

PËRSHKRIMI:
Viziton pikat e shitjes në zonën që mbulon sipas programit ditor dhe sigurohet që produkti është i pozicionuar siç duhet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  1. Viziton çdo pike shitje në zonën që mbulon, sipas programit ditor;
  2. Sigurohet qe produkti është i pozicionuar në vendin e duhur dhe sipas standardeve të kompanisë;
  3. Kontrollon gjendjen e stokut të produktit në pikën e shitjes;
  4. Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes;
  5. Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë;
  6. Prezanton në mënyre profesionale produktet tek klientët e zonës që mbulon;
  7. Monitoron proçesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjës deri në mbërritjen e tyre te klienti;
  8. Raporton te supervizori i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
1. Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet drejtim ekonomik;
2. Përvojë në pozicione te ngjashme të paktën 3 vjet; përbën avantazh eksperienca në FMCG;
3. Njohuri shumë të mira te proçesit dhe dinamikave të shitjes;
4. Aftësi shumë të mira të sherbimit ndaj klientit;
5. Njohuri në përdorimin e Paketës Office;
6. Aftësi te spikatura komunikimi verbal dhe te shkruar.
7. Leje drejtimi: Klasi B

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top