• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance për Blerjet

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:
Specialiste Finance p
ër Blerjet

Përgjegjësitë administrative të Specialistit të Financës:

  • Siguron respektimin dhe përmbushjen e kërkesave të politikave dhe procedurave të Kompanisë, në lidhje me blerjet, pagesat, parapagimet dhe llogaritë e pagueshme.
  • Mban arkivën e dokumentave përkatëse lidhur me furnitoret: blerjet, pagesat, parapagimet, llogaritë e pagueshme dhe çdo të dhënë tjetër, sipas udhëzimeve të Supervizorit të Financës, përgjegjës për Blerje / Shitje.
  • Siguron bashkëpunim optimal me punonjësit ne Departamentin e Finances dhe jashte tij.
  • Siguron që veprimet po kryhen sipas përditesimeve të ligjeve tatimore / doganore.
  • Njihet me manualin e Departamentit të Financës dhe zbaton me korrektësi procedurat përkatëse.
  • Detyra të tjera sipas kërkesave të eproreve.
Kualifikimet

Arsimi: Diplomë universitare, profili Financë ose Kontabilitet (niveli i parë dhe i dytë)
Përvoja e punës: Të paktën 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme

Aftësi të tjera:

  • ​Të ketë aftësi të punojë në grup,
  • Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanisë.
  • Të ruajë dhe mbrojë konfidencialitetin e informacioneve të Kompanisë.
  • Të ketë njohuri dhe shkathtësi për të fituar njohuri të nevojshme në fushën e kontabilitetit, financës dhe programeve kompjuterike.
  • Të ketë aftësi për zgjidhje problemesh.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze.
  • Të tregojë integritet profesional dhe personal në perputhje me vizionin, vlerat dhe misionin e Kompanisë.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar dhe Listën e notave tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania

 


Apply WhatsApp
Back
Top