• Tirane, ofroj vend pune Bukepjekes

spar_albania_cover.jpg

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon,
i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare
apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Bukëpjekës
Departmenti: Operacional
Vendodhja: QTU
Përmbledhja e Pozicionit: Prodhimi i produkteve të ndryshme të brumit në bazë të recetave të përgatitura nga Menaxheri i Departamentit;
Të ndihmojë në prodhimin e produkteve të brumit, duke sistemuar në tavolinë të gjitha produktet që do të perpunohen.

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Të njohë shumë mirë procedurat e pjekjes të produkteve të brumit;
• Të mbajë pastër dhe rregull tavolinat dhe pajisjet e repartit;
• Të marrë pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në repart dhe frigorifer;
• Të raportojë pranë Përgjegjësit të Repartit për raste të abuzimit dhe përvetësimit;
• Të ketë iniciativë për të prodhuar ëmbëlsirat e ndryshme edhe në mungesë të përgjegjësit të repartit;
• Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në perputhje me standartet;
• Mbikqyrja e furnizimeve dhe sistemimi i tyre në frigorifer;
• Të ketë njohuri për të gjitha familjet e produkteve që tregtohen në hypermarket;
• Të njohë shumë mirë recetat e përpunimit të ëmbëlsirave dhe produkteve të tjera të brumit;
• Njeh shumë mirë repartin e prodhimit dhe te shitjes, etj.

Kërkesat:
.Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në këtë profil.
.Kualifikime të tjera:
• Të ketë njohuri mbi produktet e brumit ;
• Të njohë dhe aplikojë recetat e përpunimit dhe pjekjes së produkteve të brumit, drithrave dhe ëmbëlsirave;
• Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania.

Afati i dorëzimit: 20/08/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top