• Durres, ofroj vend pune Pergjegjes Recepsioni

Hotel Adriatik , resorti me 5 yje, ne Plazh, pjese e Luxury Group kerkon te punesoje punonjes energjike dhe të përkushtuar ne pozicionin :


Pergjegjes/e Recepsioni




Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes


Te perfaqesoje me seriozitet dhe pergjegjshmeri te larte Hotelin, ne maksimumin e potencialit profesional dhe personal, duke patur parasysh faktin qe eshte imazhi perfaqesues i tere stafit te Hotel Adriatik.


Detyrat dhe pergjegjesite:




Përshkrimi
Hotel Adriatik , resorti me 5 yje, ne Plazh, pjese e Luxury Group kerkon te punesoje punonjes energjike dhe të përkushtuar ne pozicionin :

Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes

Te perfaqesoje me seriozitet dhe pergjegjshmeri te larte Hotelin, ne maksimumin e potencialit profesional dhe personal, duke patur parasysh faktin qe eshte imazhi perfaqesues i tere stafit te Hotel Adriatik.

Detyrat dhe pergjegjesite:

Tregohet gjithnje i/e buzeqeshur ne komunikimin me klientin dhe kurre te mos tregoje shenja nervozizmi, por te ruaje qetesine dhe ekuilibrin perballe sjelljeve te pahijshme te klientit duke njoftuar Security dhe Menaxherin ne detyre ne raste te klienteve te dehur apo konfliktuale.

Nderton raporte te mira me klientin dhe e ben ate te ndihet mire, pa hyre ne raporte personale por strikte profesionale dhe etike.

Tregohet gjithmone i gatshem per çdo kerkese, te klientit, sado e paarsyeshme te duket kjo kerkese. Lajmeron Menaxherin e Front Office per kerkesa qe shkojne pertej kompetencave te tij/saj.

I sqaron klienteve tipologjite e dhomave te hotelit, me qellim mundesimin atyre te nje zgjedhje sa me afer preferencave te tyre si dhe i shoqeron te shikojne dhomen nese klienti e kerkon kete per te marre nje vendim.

Regjistron klientin duke i bere nje fotokopje dokumentit te identifikimit, i jepet per te plotesuar nje formular regjistrimi dhe i cakton dhomen.

Kujdeset per pamjen, floket, higjenen vetjake, aromen e trupit, duhet te jete gjithmone me make up, me buze dhe sy te lyer normal, me ngjyra te qeta dhe natyrale, thonjte te lyer me ngjyra natyrale ( femrat), si dhe i rruar, i qethur (meshkujt).

Mirepret me ngrohtesi klientet.

I pergjigjet kerkesave te veçanta te klientit deri aty ku shkojne kompetencat e veta dhe per me tej therret, telefonon menaxherin ne detyre/ Front Office Manager.

Asiston ne rezervimin e dhomave dhe mban shenimet perkatese.

Tregon perkushtimin maksimal ndaj kerkesave, nevojave te klientit.

Njeh pozicionimin e dhomave, kategorine e dhomave dhe çmimet perkatese per çdo kategori dhomash.

Ben dhe dorezon, gjendjen e arkes ne fund te çdo turni dhe evidentimin ne bllokun perkates.

Te jete ne dijeni te aktiviteteve, eventeve etj. qe zhvillohen ne hotel.

Merr pjese ne mbledhjet e departamentit.

Raporton,telefonon menjehere, pa asnje vonese te Front Office Manager, per çdo pakenaqesi te klientit apo gje te pazakonte qe mund te ndodhe.

Njeh proçedurat e emergjences dhe rregullat e sigurise dhe shendetit ne pune.

Mban pergjegjesi per çdo gje qe lihet ne recepsion.

Mban paster dhe me rregull vendin e punes ne recepsion. Nuk konsumon kafe, ushqim, dhe nuk mban pjata, gota etj. ne hapesirat e recepsionit.

Keto mund te tolerohen vetem ne Back Office, por pastrimi i tyre personalisht prej punonjesit perkates eshte i detyrueshem.

Komunikon me Departamentin e Pastrimit per mberritjet e reja dhe per largimet nga hoteli.

Komunikon me departamentet e tjera per zgjidhjen me efikasitet te problemeve, ankesave, kerkesave te bera nga klienti.

Orienton Bell Boy qe t’i sherbeje klientit.

Pergjigjet ne telefon si per telefonatat e ardhura nga jashte hotelit, ashtu edhe per ato te brendshme.

Siguron qe me kerkese te klientit, te behet transporti per dhe nga aeroporti.


Njeh perdorimin e pajisjeve qe gjenden ne recepsion.






Kerkesat:


Mosha mbi 22 Vjeç.
Anglishtja e domosdoshme; nje gjuhe tjeter perben avantazh;
Te jete i/e komunikueshme;
Eksperience e ngjashme perben avantazh.




Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit të hotel “Adriatik” dërgoni një cv me foto në adresën e email: humanresources@adriatikhotel.com
ose Tel/Whatsapp 0693414777


Cel. : 0693414777
 


Apply WhatsApp
Back
Top