• Tirane, ofroj vend pune Programues

**Prezantim**


Web Developers në web:in janë një nga pikat kryesore e një strategjie inovative në dizajn, kodim, testim dhe marketim të produkteve tona dixhitale.
Me ne ju do të përdorni risitë më të fundit në teknologji, teknikat dhe gjuhët më të kërkuara sot në treg, për të zhvilluar produkte për të cilat do të jeni krenarë.


**Roli juaj dhe Përgjegjësitë**


*Si një Wordpress Developer ju:*


- Keni njohuri të forta në HTML5 dhe CSS3.
- Mund të ndërtoni faqe responsive duke përdorur page builders.
- Keni njohuri në PHP.
- Keni njohuri të mira në Woocommerce.
- Mund të ndërhyni në plugine.
- Keni njohuri mbi Wordpress hooks and actions.
- Mund të përdorni lehtësisht WP Bakery, Elementor etj.
- Mund të optimizoni faqet me cache dhe mënyra të tjera.
- Keni njohuri mbi SEO.
- Njihni libraritë frontend të UI dhe ikonave.
- Mund të punoni shpejt dhe pastër.


**Çfarë do të bëni?**


- Ju do të punoni në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, në mënyrë që të kuptoni kërkesat, dizajnin, kodimin dhe testimin e
faqeve inovative si dhe mirëmbajtjen e tyre.
- Do të dizenjoni dhe ndërtoni websites që ofrojnë eksperiencë të mirë për përdoruesit dhe cilësi.


**Kush jeni ju?**


- Ju jeni një person i motivuar me një pasion të madh ndaj teknologjisë.
- Jeni të gatshëm të bashkëpunoni me kolegët tuaj të së njëjtës fushë apo fushave të ndryshme.
- Jeni i aftë të kuptoni problemet, ti bëni debug dhe ti zgjidhni ato.
- Keni aftësinë për të mësuar njohuri të reja dhe të përdorni me efiçencë njohuritë aktuale.


**Vendodhja**


Rruga Haxhi Hysen Dalliu, vila nr.7, pranë FSHN, Tiranë, 1001 AL


*Datat e fillimit për këtë pozicion janë Korrik 2021 dhe më pas.*


**Rreth web:in Development House**


Ne jemi 100% të përkushtuar ndaj teknologjisë dhe ofrojmë shërbime dixhitale me standardet më të larta. web:in ka një përvojë të gjatë në zbatimin e projekteve që përfshijnë gjuhë të ndryshme programimi. Gjithmonë kemi besuar se marketingu më i mirë për ne është një klient i kënaqur, prandaj ne kujdesemi që çdo projekt ta realizojmë me përkushtim maksimal.
Dizajn, faqe webi, aplikacione mobile, sisteme menaxhimi dhe marketing dixhital, të gjitha në një vend.

APLIKONI: https://careers.webin.al/jobs/7


Cel. : https://careers.webin.al/jobs/
 
Back
Top