• Tirane, ofroj vend pune SPECIALISTE PROKURIMESH


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

SPECIALISTE PROKURIMESH





DETYRAT E POZICIONIT

- Identifikon furnitorët dhe materialet sipas kërkesave të projektit;
- Bashkëpunon me furnitorët për specifikat e materialeve të ndërtimit;
- Analizon detajet dhe specifikat e ofertave të furnitorëve;
- Negocion me furnitorët për cmimet, materialet deri në mbylljen e kontratës finale etj





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare. Preferohet Fakulteti i Ekonomisë
Eksperienca: Preferohet eksperiencë në fushën e prokurimeve ose në departament finance
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të analizuar korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet;
- Aftësi për të menaxhuar kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër do të përbënte avantazh);




Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top