• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ZBATIMI

Përshkrimi

Kompania "USLUGA shpk" kerkon te punesoje INXHINIER ZBATIMI.
Inxhinieri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit
ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorëzimit te objektit.


Detyrat
* Pergjegjesite kryesore Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
* Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek stafi menaxherial dhe ai financiar Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
* Raporton ne menyre periodike (javore) tek departamentet perkates duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
* Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi; Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen. Pergjegjesite e vecanta Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
* Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
* Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit,preventivin, specifikimet teknike dhe standardet; Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit;
* Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes; Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur,beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
* Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
* Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt; Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
* Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
* Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve; Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
* Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive;
* Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
* Pergatit ne menyre periodike liste-pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret,grupet e punes apo individe ne objekt;
* Ndjek dhe ploteson cdo dite liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
* Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave se bashku me situacionin e punimeve;
* Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore;
* Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
* Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik;
* Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
* Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
* Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar;
* Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
* Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari).


Kualifikimet

Të ketë përfunduar studimet e larta në profilin Inxhinier Ndërtimi (sistemi 4 vjecar ose 3+2). Kërkohen minimalisht 5 vite eksperiencë pune në këtë profil. Njohje shume e mire e paketes Microsoft Office, Autocad, etj; Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike. Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve; Një drejtues kantieri duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.

Shënime

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne në email: info@usluga.al
 


Apply
Back
Top