• Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje (Motorcikleta)

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, një ndër kompanitë më të mëdha të tregtisë se motorcikletave dhe marine në Shqipëri, është në kërkim të një Specialist Shitje (M/F).

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
  • Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
  • Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
  • Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kërkuar.
  • Sistemon produktet në ambjentet e ekspozimit të tyre;
  • Raporton çdo ditë tek supervizori përkatës kërkesat e klientëve.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Të ket perfunduar arsimin e lartë në degën “Inxhinieri Mekanike”, shkollë profesionale në fushën e mekanikës ose degë të ngjashme.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës.

Aftësitë:


  • Të njohë shumë mire gjuhën Angleze
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqeje punën me njerëzit.
  • Njohuri paraprake të produkteve.
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357.
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Cel. : +355 68 208 1357
 


Apply WhatsApp
Back
Top