• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Shitje

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 6’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Asistent/e Shitje
Departamenti: Shitje
Vendndodhja: Tiranë (TEG)


Përmbledhja e Pozicionit:

Suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët. Përgjegjës/e për mirëmbajtjen e databazës së listimeve dhe publikimin në rrjetet sociale të pronave të listuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;
  • Menaxhon marrëdhënien me agjencitë e Real Estate për shitjen e pronave, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;
  • Koordinohet me aktorët e përfshirë për përpilimin dhe zbatimin korrekt të politikave të shitjes dhe të çmimeve në përputhje me strategjitë e shitjes dhe udhëzimeve;
  • Kryen studim dhe analizon tregun imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë;
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes;
  • Përditëson dhe zotëron informacionet për projektin apo projektet që do të ketë në ngarkim, në koordinim me pjesën tjetër të skuadrës si dhe me departamentet përkatëse të kompanive investitore apo kompanive të ndërtimit.



Edukimi:
Arsim i lartë
Eksperiencat e punës:
Preferohet të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune të ngjashme.
Kërkesat për pozicionin e punës:

  • Aftësi për të ofruar shërbime të shkëlqyera me klientët dhe për të mbajtur një sjellje profesionale;
  • Aftësi dhe etikë në komunikim (të shkruar dhe verbal);
  • Aftësi të mira negociuese;
  • Aftësi për t’u përgjigjur në kohë në një ambient dinamik dhe të ndryshueshëm;
  • I/e aftë të ndërtojë dhe mirëmbajë marrëdhënie të qëndrueshme me departamentet e kompanisë, partnerët kryesorë të biznesit dhe klientët;
  • Njohuri të mira në të folur dhe në të shkruar të gjuhës Angleze;
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Sales Assistant.
Afati i dorëzimit: 31/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top