• Shkoder, ofroj vend pune punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Shkoder – kohezgjatja 10 muaj

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

Pergjegjesite Kryesore:
  • Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
  • Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
  • Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
  • Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
  • Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
  • Propozon me shkrim (sa herë është e nevojshme) te koordinatori i projektit nevojat për shërbime shtesë nga burime të tjera të jashtme.
  • Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve: ka pergjegjesine per te mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit; ka pergjegjesine te raportoje menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me sigurine e femijeve; siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave;

Profili për pozicionin Punonjës Social – Shkoder

  • Diplomë në punë sociale;
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
  • Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
  • Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
  • Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi komunikuese

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.07.2021 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top