• Tirane, ofroj vend pune Koordinatore Zyre (Preventivuese) (F)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të Klientit, ka startuar proçesin e rekrutimit për pozicionin vakant Koordinatore Zyre(Preventivuese) (F) për t'u bashkuar me një biznes dinamik e në zgjerim.


Përmbledhje e pozicionit: Për të pasur sukses në këtë rol, kanditati duhet të ketë njohuri dhe aftësi të mira në organizimin e departamenteve dhe proçeseve të ndryshme brenda kompanisë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Merr pjesë në koordinimin e proçeseve të punës;
• Asiston në përgatitjen, formatimin dhe zhvillimin e dokumentave të ndryshme të kompanisë;
• Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për projektin/kërkesën.
• Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit financiar/çertifikues.
• Harton dhe zbërthen preventivat sipas kërkesës deri në dorëzimin përfundimtar të tyre.
• Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
• Rivlereson preventivat sipas kërkesave që vijnë nga kompania dhe mbas shqyrtimit aplikon ndryshimet.
• Zbërthen në sasi dhe vlerë informacionin për produktin final.
• Nxjerr raporte që shërbejnë për planifikimet/furnizimet/magazinimin
• Organizon oraret e punës, identifikon nevojat për personel dhe punon me burimet njerëzore të kompanisë për të ndjekur procesin e punësimit
• Koordinon takimet, intervistat dhe komunikimet midis pëgjegjësve dhe punonjësve;
• Merr pjesë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve dhe informacioneve të ndryshme;
• Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore;
• Suporton departamentin e financës për detyra specifike të kërkuara nga ky department;
• Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.


Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

• Diplomë Bachelor, e preferueshme në Administrim Biznesi, Menaxhim, Financë, Ekonomik.
• 2+ vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme pune.
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
• Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
• Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
• Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
• Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top