• Tirane, ofroj vend pune Jurist Prokurimesh

Jurist Prokurimesh

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Pergjegjes për mbarëvajtjen e proçedurave të prokurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Përgjegjës për dhënien e asistencës juridike sipas nevojave të kompanise, ngritjen e kuadrit të brendshëm rregullator / ligjor, hartimin e projekt-akteve ligjore, projekt-marrëveshjeve, kontratave, dhe përfaqësimin e kompanise në çështjet gjyqësore.
  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Hartim i kontratave tregtare.
  • Evidentimi i ndryshimeve ne ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjesve te tjere te interesuar, ne lidhje me keto ndryshime.
  • Hartim te shkresave me karakter administrativ drejtuar institucioneve të ndryshme
Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë arsim të lartë në degën Shkenca Juridike.
  • Preferohet të kete te paktën 3 vjet pune në profesion
  • Preferohet eksperience ne fushen e prokurimeve
  • Te kete njohuri te gjuhes angleze
  • Te kete aftesi shume te mira ne formulimin e qarte e te mendimit juridik dhe shkrimin e tij sipas formateve te kerkuara.
  • Te kete aftesi shume te mira ne komunikim, prezantimi dhe pune ne grup
Kandidatët duhet të dergojne dokumentat :

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@first.al me subjekt “Jurist prokurimesh”.
Afati i dorëzimit: 10/08/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top