• Ofroj vend pune Operator për Shërbimin ndaj Klientit (Call Center)

“Shoqeria “GoTech” shpk, shoqëri me aktivitet tregtar në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve elektroshtëpiake, kërkon të punësojë:

Operator për Shërbimin ndaj Klientit (Call Center)

Detyrat kryesore të Operatorit të Shërbimit ndaj klientit:



  • Të menaxhojë të gjitha thirrjet hyrëse dhe tu japë përgjigje pyetjeve të klientëve;
  • Të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat e klientëve;
  • Të bëjë pyetje sqaruese në mënyrë që të kuptojë mirë problematikën e klientit;
  • Të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me klientët përmes komunikimit të hapur dhe interaktiv;
  • Të japë informacion të plotë dhe të vlefshëm për problemet e klientëve;
  • Të trajotjë në mënyrën e duhur ankesat e klientëve dhe tu japë atyre alternativa të përshtatshme brenda afatave të caktuara kohore;
  • Të përcjelli problemin tek personat përgjegjës në rastin kur nuk është në gjëndje ti japë zgjidhje klientit;
  • Të trajtojë klientet me qetësi edhe në rastet më ekstreme;
  • Të mbajë raporte mbi listën e telefonatave dhe problematikave të klientëve;
  • Të hedh edhe në database të gjitha informacionet e nevojshme sipas dosjeve të klientëve;
  • Të kujdeset për postën elektronike dhe tu kthejë përgjigjë Email-ve të klientëve apo eprorëve;

Eksperienca profesionale:

  • Të ketë aftësi komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Të ketë aftësi analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Të jetë fleksibël me oraret dhe të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të jetë i sjellshëm me klientin gjatë komunikimit;
  • Të ketë durim dhe vetëkontroll gjatë komunikimit me klientin;

  • Të ketë eksperiencë minimalisht 2 vite pune në profile të ngjashme;
  • Të jetë njohës i mirë i paketës Micorosoft Office dhe programave baze të kompjuterit;
  • Të ketë arsim të lartë, preferohen degë të Fakultetit të Filologjisë.
  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.

Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV ne adresen e e-mail-it hr@gotech.al


Paga e kenaqshme!


 


Apply
Back
Top