• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Projektesh, Organizim dhe Metodologji, Departamenti i Operacioneve

Përgjegjës për planifikimin, koordinimin, implementimin, monitorimin e projekteve të NOA. Përgjegjës për organizimin dhe metodologjinë e institucionit në lidhje me procedurat, politikat dhe manualet, për të siguruar përputhshmëri dhe unifikim midis departamenteve. Caktohet si Manaxher Projektesh në projekte specifike.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Përkthen planin e projekteve afat shkurtra dhe afat mesme në një plan konkret operacional për Komitetin e Sistemeve të Informacionit duke konsideruar prioritetet, burimet dhe impaktin në biznes dhe rezultatet;
  2. Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe raportimin e një databaze projektesh sipas nevojës;
  3. Kujdeset për planifikimin, realizimin dhe zbatimin e projekteve të deleguara nga Komiteti i Sistemeve të Informacionit;
  4. Manaxhon ndryshimet gjatë kohëzgjatjes së projektit, bën propozime konkrete, reflekton ndryshimet në dokumentacionin e projekteve dhe i përcjell për aprovim te ISG;
  5. Vepron si trajner/coacher i manaxherëve të projekteve dhe anëtarëve të tjerë të skuadrës për të siguruar cilësi të lartë dhe manaxhim brenda afateve të secilit projekt, dokumentacion të saktë të paraqitur në mbledhjet e Komitetit të Sistemeve të Informacionit dhe/ose raportimeve mujore;
  6. Harton politika dhe procedura të organizimit dhe metodologjisë përfshirë mjetet e zbatimit;
  7. Ndërton dhe përcakton standarte për shkrimin e procedurave, politikave, manualeve apo memo-ve;
  8. Koordinon dhe lehtëson procesin e rishikimit të Procedurave dhe Politikave;
  9. Koordinon dhe siguron që të gjitha praktikat e institucionit të përkthehen në procedura / politika të aprovuara;
  10. Azhornohet me zhvillimet dhe standartet më të fundit në lidhje me politikat dhe procedurat;
  11. Merr pjesë aktivisht në aktivitetet e ndërtimit të skuadres;

Detyra specifike përgjatë veprimit si Manaxher Projekti në projekte specifike

  1. Zhvillon plane të detajuara projektesh me hapat përkatëse dhe punon me personelin e brendshëm dhe të jashtëm për të siguruar që qëllimet arrihen duke përdorur mjetet e manaxhimit të projekteve;
  2. Kujdeset për planifikimin, realizimin dhe zbatimin e projekteve të deleguara nga Komiteti i Sistemeve të Informacionit në përputhje me procedurat në fuqi dhe strategjitë e institucionit;
  3. Koordinon palët, komunikimet dhe aktivitet e ndryshme lidhur me projektin;
  4. Arrin objektivat dhe qëllimin e projektit brenda afateve të rëna dakord, duke përdorur në mënyrë efikase burimet e vëna në dispozicion dhe duke respektuar planin e buxhetit të projektit;
  5. Manaxhon pritshmëritë e palëve të interest të projektit dhe i informon rregullisht rreth progresit të projektit / ecurisë dhe parashikimeve në përputhje me planin e komunikimit;
  6. Siguron që rezultatet e projektit dhe produktet përfundimtare përmbushin pritshmëritë e palëve të interesit dhe korrespondojnë plotësisht me qëllimin fillestar të projektit në aspektin e përmbajtjes dhe cilësisë.

Kërkesat për pozicionin:



  1. E preferueshme 4 vite eksperiencë në një nga fushat e projektit (Shitje, IT, Financë);
  2. Aftësi të shkëlqyera organizimi, koordinimi dhe manaxhimi të kohës; Gjykim stategjik i shëndoshë;
  3. Aftësi shumë të mira për të siguruar mbikëqyrje, mentorim, udhëheqje; Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrje;
  4. Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Korrik 2021 në humanresources@noa.com.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top