• Tirane, ofroj vend pune Programues

Prezantim

Software Developers në web:in janë pika kryesore e një strategjie inovative në dizajn, kodim, testim dhe marketim të produkteve tona dixhitale. Me ne ju do të përdorni risitë më të fundit në teknologji, teknikat dhe gjuhët më të kërkuara sot në treg, për të zhvilluar produkte për të cilat do të jeni krenarë.


Roli juaj dhe Përgjegjësitë


Po kërkojmë:



  • React Developer ( Middle )
  • Flutter Developer ( Middle )
  • PHP/Laravel Developer ( Middle )
  • Python Developer ( Middle )
  • .NET Developer ( Middle )
  • iOS / Android Developer ( Middle )


Çfarë do të bëni?


  • Ju do të punoni në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, në mënyrë që të kuptoni kërkesat, dizajnin, kodimin dhe testimin e aplikacioneve inovative si dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Do të dizenjoni dhe ndërtoni aplikacione që ofrojnë eksperiencë të mirë për përdoruesit dhe cilësi.


Kush jeni ju?


  • Ju jeni një person i motivuar me një pasion të madh ndaj teknologjisë.
  • Jeni të gatshëm të bashkëpunoni me kolegët tuaj të së njëjtës fushë apo fushave të ndryshme.
  • Jeni i aftë të kuptoni problemet, ti bëni debug dhe ti zgjidhni ato.
  • Keni aftësinë për të mësuar njohuri të reja dhe të përdorni me efiçencë njohuritë aktuale.


Vendodhja

Rruga Haxhi Hysen Dalliu, vila nr.7, pranë FSHN, Tiranë, 1001 AL

Datat e fillimit për këtë pozicion janë Gusht 2021 dhe më pas.

Aplikimi

Na dërgoni CV-në duke aplikuar në linkun e mëposhtëm: https://careers.webin.al/jobs/10

Rreth web:in Development House

Ne jemi 100% të përkushtuar ndaj teknologjisë dhe ofrojmë shërbime dixhitale me standardet më të larta. web:in ka një përvojë të gjatë në zbatimin e projekteve që përfshijnë gjuhë të ndryshme programimi. Gjithmonë kemi besuar se marketingu më i mirë për ne është një klient i kënaqur, prandaj ne kujdesemi që çdo projekt ta realizojmë me përkushtim maksimal. Dizajn, faqe webi, aplikacione mobile, sisteme menaxhimi dhe marketing dixhital, të gjitha në një vend.


Cel. : +355 67 40 6666 8
 


WhatsApp
Back
Top