• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Kompania “Alkea”sh.p.k., një kompani leader ne fushen e distribucionit dhe eneve te guzhines, orendive shtepiake, në sajë të zgjerimit të aktivitetit, kërkon kandidatë për pozicionin Magazinier!

Detyrat:

• Eshte pergjegjës per ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Finances në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasite fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues.
• Mban dhe organizon ndarjen e produkteve si dhe informon logjistikes për çdo sasi malli.
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për sistemimin e mallrave përgatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale.
• Mban një listë me gjitha barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
• Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjëndjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.

Kualifikimet:

Te kete mbaruar arsimin e larte (Preferohen deget e Ekonomise)
Duhet eksperiencë si magazinier.
Të jetë korrekt në respektimin e orareve.
Patente B
Të kete cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.





Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne me email në adresën: : [I]b.hallvaxhiu@alkea.al[/I]
 


Apply
Back
Top