• Hari Lena Group. Durres, ofrohet pozicioni Menaxhere e Shitjeve nga Zyra

Hari Lena GROUP zhvillon aktivitetin e saj prej me shume se 20 vitesh në fushen e prodhimit dhe distribucionit te produkteve te ndryshme ushqimore dhe detergjente,
duke permendur produktet lider te saj, Uji Trebeshina dhe Kripa Rosa, Marina e Niky etj .

Adresa : Autostrada Tr-Dr km 2 Mezez,Tirane
Kompania kerkon te punesoje : Menaxhere per Shitjet (ne zyre).

Detyra kryesore e menaxheres se zyres jane :

  • Kontrolli ditor i struktures se shitjeve ne terren (agjent shitje,preseller, shofera ekzekutues).
  • Menaxherja e zyres ne bashkepunim me menaxherin e zones hartojne dhe implementojne planin e punes, detyrat ditore dhe javore per te gjithe strukturen e shitjeve.
  • Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj potenciale.
  • Mban kontakt te vazhdueshem me ekipin e shitjes per problematikat dhe nevojat qe mund te kene duke asistuar ata gjate dites se punes.
  • Analizon dhe pergatit raportet ditore ,javore apo mujore te shitjes sipas nevojave dhe kerkesave te eproreve.
  • Pritja e telefonatave hyrese dhe kryerja e telefonatave dalese per klientet ne lidhje me kerkesat apo porosite e tyre. Identifikon nevojat e klientit dhe jep propozime konkrete per permbushjen e tyre (produkte , oferta, baze materiale etj).
  • Pergatit strategji eficiente ,raporte plane, propozime dhe krijon ura lidhese midis kompanise dhe bizneseve potenciale per rritjen dhe zhvillimin e tregut.
  • Evidenton problemet e tregut dhe raporton tek Menaxheri i Shitjeve ose Menaxheri Pergjithshem.
  • Menaxherja e zyres merr masat e percaktuara kur stafi i shitjes shkel rregulloren e kompanise apo procedurat e punes.
  • Propozon dhe sugjeron fushata promocionale per zonen qe perfaqeson.
  • Zbaton me korrektesi dhe ndershmeri rregulloren e kompanise dhe perfaqeson imazhin dhe reputacionin e saj.

Kualifikimet

  • Menaxherja e zyres duhet te kete aftesi shume te mira ne ndertimin dhe mbajtjen e mardhenieve afatgjata me klientet.
  • Te kete aftësi shume të mira komunikimi, organizimi dhe supervizimi.
  • Te kete aftësi të mira negociuese dhe anlizuese.
  • Te kete aftësi te mira të punes në grup.
  • Te zoteroje eksperience mbi 5 vjet ne fushen e shitjes.
  • Te kete nje paraqitje te rregullt dhe serioze.
  • Te zoteroje gjuhen angleze dhe te kete aftesi te mira ne perdorimin e programeve te shitjes dhe paketes OFFICE.

Shënime

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme , i ftojme të dërgojnë CV me fotografi dhe dokumenta te tjera shtese ne adresen e emailit hr@harilenagroup.com, duke shenuar tek subject "Menaxhere per Shitjet" si dhe te komunikojne nepermjet WhatsApp ne numrin cel : +355 69 209 6662 dhe
+355 69 205 7113
 


Apply WhatsApp
Back
Top