• Tirane, ofroj vend pune Help Desk

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Help Desk”.

Pozicioni i punës si Help Desk ofron mbështetje dhe asistencë teknike për përdoruesit e softuereve, pajisjeve apo sistemeve të ndërtuara nga Departamenti i Zhvillimit në Rrjetin Akademik Shqiptar. Si dhe, jep për këtë departament, mbështetje e ndihmë në përfundimin e detyrave ose zgjidhjes së problemeve përmes testeve diagnostikuese edhe në qasjes në distancë nga kompjuterët e tyre

Kandidati/ja duhet të dëftojë se zotëron aftësitë e mëposhtme:
Të njohjë mirë gjuhën angleze
Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe aftësia për të zgjidhur e diagnostikuar problemet,
Të jetë i familjarizuar me të dy sistemet kompiuterike Windows dhe Mac si dhe me Hardwaret e tyre,
Të ketë njohuri mbi riparimet dhe analizat e Rrjetit,
Të ketë aftësi të mira për Shërbimin ndaj Klientit,
Të ketë aftësi për të Komunikuar në mënyrë Efektive për të ndihmuar përdoruesit të rregullojnë problemet që u shfaqen.
Të jetë teknikisht i aftë të shkruaj e redaktojë azhornimin e manualeve,
Të mundësojë trajnimin e përdosuesve me sistemet apo softweret e RASH.
Të ndjekë çështjet së bashku me përdoruesit deri në zgjidhjen e plotë të tyre.
Ndërtimi i raporteve për të analizuar ankesat dhe problemet e zakonshme
Hyrja në distancë te pajisjet kompjuterike ose softuerët për të bërë ndryshime dhe rregulluar problemet.

Të interesuarit luten të dërgojnë brenda datws 31.07.2021 CV në format PDF tek recruiting@rash.al me subjekt: Help Desk.
 

Attachments

  • Shpallje vend vakant për pozicionin “Help Desk” 210701.docx
    14.8 KB · Views: 23


Apply
Back
Top