• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës: Specialist Marketingu
Lloji i punës: Kohe e plote
Eksperienca: 2 vjet
Kërkohet foto: Jo
Letër interesi Jo
Rroga mujore: E negociueshme
Data e fillimit të punës: menjehere, sipas disponibilitetit

Përshkrimi

Kompania "Atlas Group", me qendër në Tiranë, kërkon të punësojë një specialist Marketingu i cili do të angazhohet në departamentin e marketingut në tërësinë e funksioneve me orientim:
  • zbatimi i planit të marketingut
  • përgatitja dhe zbatimi i promocioneve të kompanisë në të gjitha kanalet e komunikimi
  • suporton marrëdhëniet me agjencitë e marketingut apo furnitorë të tjerë
  • monitorim dhe punë sistematike në mirëmajtjen e mediave sociale
  • përgatit plan pune të rregullt mujor dhe javor
  • është përgjegjës për informacionin dhe përmbajtjen e publikuar në website e kompanisë dhe kanalet e tjera të komunikimit
  • Përgatit planin e komunikimit në të gjitha kanalet dixhitale të kompanisë
  • Ndihmon departamentin e shitjeve me materiale suporti marketingu
Kualifikimet
  • Të ketë një diplome Bachelor ose Master në degët marketing ose komunikim
  • Te pakten 2 vjet eksperience ne marketing
  • Të ketë njohuri të mira të marketingut dixhital
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar
  • Të ketë njohuri të fushatave marketing në platformat dixhitale (Google, Facebook, Instagram, newsletter, etj).
  • Njohuri të paketës Office
  • Të jetë I organizuar në punë
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. Gjuhë e dytë e preferuar do të ishte italishtja
Kushtet e Punës

Kompania "Atlas Group" shpk ofron kushtet të mira pune në nivel bashkëkohor. Konkretisht:
  • Pagë e negociueshme
  • Kushte pune të favorshme
  • Mundësi karriere
Te interesuarit mund te dergojne CV e tyre te perditesuar ne adresen marketing@atlasgroup.al brenda dates 15 janar.
 


Apply
Back
Top