• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Detaje të pozicionit
Kategoria e Punës: Menaxher Shitjesh
Lloji i punës: Kohe e plote
Eksperienca: min. 5 vjet
Kërkohet foto: Jo
Letër interesi Jo
Rroga mujore: E negociueshme
Data e fillimit të punës: 01 gusht

Përshkrimi

Kompania "Atlas Group", me qendër në Tiranë, kërkon të punësojë Menaxherë Shitjesh për zonën e Tiranës, Durrësit dh eElbasanit.
  • Menaxheri i Shitjeve duhet të arrijë objektivat e percaktuara duke respektuar politikat e kompanisë.
  • Menaxheri i Shitjeve duhet te mbaje marrëdhënie pozitive dhe profesionale biznes-klient, ne menyre qe te siguroje shitjet e ardhshme.
  • Raporton tek Menaxheri i Përgjithshëm
Detyrat
  • Përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me supermarketet, marketet dhe çdo klient tjetër i mundshëm
  • Realizon planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën e tij.
  • Përgjegjës për krijimin dhe rritjen e një rrjeti aktiv klientësh
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta.
  • Negocion me klientët për pozicionim më të mirë dhe prezencë më të madhe të produkteve.
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta.
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.
Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar arsimin e larte dega …
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune të ngjashme në distribucion.
  • Të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha rrjetet e shitjeve retail (supermarkete, markete, etj.)
  • I aftë për të punuar nën presion.
  • Të jetë i orientuar drejt rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve
  • I afte per te punuar ne skuader.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese .
  • Te jete person me integritet dhe me deshire per te punuar.
  • Të njohë mirë përdorimin e kompjuterit dhe paketën Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të zotërojë lejë drejtimi automjeti kategoria B.
Kushtet e Punës
Kompania "Atlas Group" shpk ofron kushtet të mira pune në nivel bashkëkohor. Konkretisht:
  • Pagë e kënaqshme fikse + bonus
  • Kushte pune të favorshme
  • mundësi karriere
Kontakti: Mund te dergoni CV tuaj te perditesuar ne adresen marketing@atlasgroup.al
 


Apply
Back
Top