• Tirane, ofroj vend pune Financiere

Planet Group kerkon te punesoje nje person ne departamentin e Finances.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:



  • Regjistron në mënyrë sistematike të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit te kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve.
  • Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
  • Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
  • Propozon procedura të reja ose përmirësime të procedurave ekzistuese që lidhen me Financën.
  • Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
  • Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
  • Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Pergjegjesi.
  • Mban marrëdheniet me furnitoret dhe klientët



Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion.


Aftësitë dhe kompetencat:



  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
  • Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program procesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të produktit.
  • Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
  • Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
  • Vëmendje shumë e mirë ndaj detajeve.
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.
  • Preferohen persona që kanë synim një marrëdhënie pune afatgjatë!


Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj në: info@planettravel.al
 


Apply
Back
Top