• Tirane, ofroj vend pune Asistente zyre

Përshkrimi

Smart Processes shpk është një kompani lider prej një periudhe prej me shumë se 10 vjetësh në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit në Shqipëri. Smart Processes shpk ofron shërbime në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve të të gjitha kategorive dhe profileve. Kompania jonë ka krijuar produkte dixhitale funksionale për t'u dhënë zgjidhje të thjeshta edhe problemeve me komplekse.Ne punojmë çdo ditë për të dhënë zgjidhje që asistojnë bizneset dhe organizatat e tjera të huaja ose të vendit të ofrojne menaxhim efikas dhe përvoja të paharrueshme, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

  • Të përmbushë objektivat e kompanisë ndaj klientëve.
  • Të përmbushë kërkesat e klientëve për shërbimet e ofruara nga kompania, të merret me kërkesat e e klienteve,
  • Të delegojë dhe/ose të bashkëpunojë me departamentet e tjera përkatëse për secilin shërbim.

Detyrat

  • Mbeshtetja me aktivitete administrative te stafit te kompanise ;
  • Komunikimi me klientë;
  • Raportimi dhe ndjekja e kërkesave të klientëve te departamentet e tjera;
  • Prezantimi i shërbimeve të tyre te klientët;
  • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve afatgjata pozitive dhe profesionale me klientët;
  • Regjistrimi i çdo informacioni në lidhje me komunikim me klientët në sistemin CRM të kompanisë;

Kualifikimet


  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë fleksibël;
  • Të jenë dëgjues të mirë dhe të durueshëm;
  • Të jenë mbështetës;
  • Të jenë të aftë të ndjekin udhëzimet;
  • Të trajtojë ankesat e klientëve, duke siguruar zgjidhje dhe alternativa të përshtatshme brenda afateve kohore;
  • Të ketë angazhim maksimal për t'i ofruar klientit shërbim të shkëlqyer;
  • I gatshëm për të ndihmuar kolegët e tjerë të ekipit për çështje të përditshme dhe/kur janë në vështirësi;
  • Të përdorë me shpejtësi dhe efikasitet programet e nevojshme të kompanisë gjatë kryerjes së detyrave;
  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare, të preferueshme kryesisht në fushën e Ekonomikut, Informatikës, dhe Shkencave Sociale të tjera.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: -paketa Office -Internet
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, Kandidatët duhet të dorëzojnë:
Curriculum Vitae (CV) në email-in; info@smartprocesses.net duke specifikuar ne email pozicionin per të cilin aplikojnë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

 


Apply
Back
Top