• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

Eral Construction Company sh.p.k me eksperience ne fushen e ndertimeve kryesisht ne ndertimin e veprave publike te infrastruktures, rruge, ujesjelles-kanalizime, rikonstruksion dhe ndertim godina sherbimi e banimi etj. me adrese Rruga e Kavajes, Pallatet Delijorgji.


Kerkohet MENAXHER PROJEKTI (Profili Ing.Ndertimi)



DETYRAT E POZICIONIT

  • Pergatit zberthimin e projektit dhe bazes materiale/punetorise te projektit, duke pergatitur paketat e tenderimit dhe ndjek procesin deri ne aprovimin e saj.
  • Pergatiti raportin fillestar te projektit, ku parashtrohen te gjithe mangesite/avantazhet/mundesite ne vleresimin teknik/financiar/kohor
  • Pergatit Grafikun e Punimeve dhe metodologjite e ndertimit, vleresimit te rrezikut, dhe zhvillon metodologjite e punimeve te perkohshme per ngritjen e kantierit shoqeruar me vizatimet perkatese.
  • Pergjegjes per te siguruar qe kantieri eshte i paisur me te gjithe dokumentacionin, metodologjine dhe materialet e nevojshme per kryerjen e punimeve.
  • Ndjek punimet sipas projektit dhe koordinon me kantierin.
  • Koordinon , dhe asiston ne punen kur eshte e nevojshme
  • Kontrollon dokumentacionin teknik te dorezuar nga Ing i kantierit te librezave te masave dhe ndjek proceduren deri ne momentin e pageses.dhe pergatit librezat e masave per Investitoret e Projektit.
  • Kontrollon faturat e furnizimit te materialeve dhe ben krahasimin me zberthimin e bazes materiale.
  • Paraprin zgjidhje standarde dhe merr iniciative dhe ben sugjerime ne lidhje me projektin.
  • Identifikon dhe menaxhon urdhrat e ndryshimit te projektit ne lidhje me efektete teknike, financiare dhe kohore.
  • Menaxhon buxhetin dhe vleresimin e kostove
  • Mbajtja e regjistrave te organizuar dhe te detajuar te projektit/ Përgatit raporte në lidhje me statusin e punës
  • Perditeson As-Built pasi puna ka perfunduar.
  • Alokon dhe menaxhon burimet per te siguruar qe ato jane ne dispozicion gjate ndertimit.
  • Mban te informuar te gjithe aktoret e projektit ne lidhje me progresin e punes.
  • Kupton rolin ne ekip dhe bashkepunon ngushtesisht me departamentet e tjera (Ligjore/Prokurime/Financiare)
  • Trajnon dhe ndjek punen e Ing te Kantierit/anetareve kryesor te projektit.
  • Vlereson dhe pergatit procedurat e ofertimit ne tendera ne aspektin teknik / preventive/metodologji.
  • Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe kodeve të ndërtimit nga ana e Kantierit.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi

Eksperienca: Preferohet të paktën 5 vite eksperiencë pune ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit.
Aftësi:
– Njohje shume e mire e gjuhes Angleze;
– Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;
– Aftësi për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive.
[FONT=&quot]
Pagesa e mire , ne perputhje dhe me eksperiencen dhe aftesite .
[/FONT]
[FONT=&quot]Dergoni CV ne adresen e emailit: eralconstruction@yahoo.com[/FONT]
 


Apply
Back
Top