• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e Interior Dizajn

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti lider në treg, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Arkitekt/e Interior Dizajn.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të realizojë projekte interior për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e klientëve
  • Të japë sygjerime klientëve në lidhje me arredimet e brendshme të ambjenteve
  • Të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit brenda afatit.
  • Të menaxhojë dhe të ndjekë projektet deri në realizimin përfundimtar tek klienti
  • Mban marrëdhëniet me furnitorët dhe klientët

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Universiteti i Arkitekturës).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në retail, kompani arredimi etj.

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të avancuara të programeve të dizenjimit, si Sketchup, Auto Cad 2D/3D, Adobe etj.
  • Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira në shitje/marketing

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top