• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Vellezerit Hysa shpk kerkon te punesoj nje Inxhinier Ndertimi me eksperience minimalisht 2 vite.


Permbledhja e pozicionit: Inxhinieri i ndertimit zbaton direktivat e Drejtuesit te Kantierit dhe kontrollon punimet ne perputhje me projektin specifikimet teknike kushteve te sigurise dhe shendetit ne pune. Inxhinieri i Ndertimit ofron suportin teknik gjate te gjithe fazave te ndertimit per te ruajtur standardet dhe lehtesuar certifikimin e punimeve deri ne fazen e dorezimit te objektit.

Detyrat dhe pergjegjesite:

• Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit te organizimit
• Kontrollon ceshtjet e sigurise ne kantier dhe kontrollon punimet ne perputhje me projektin specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise se shendetit e jetes ne pune duke u siguruar se te gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionit ne fuqi.
• Organizon koordinon apo supervizon stafin ne varesi per cilesine e punimeve ne kantier si dhe bashkepunimi me inxhinierat e tjere ne kantier dhe zyre.
• Kontrollon materialet qe do te perdoren ne objekt (nga ana sasiore dhe cilesore).
• Garanton ekzistencen dhe marrjen e te gjithe informacionit te nevojshem per zbatimin e projektit sipas kontratave te sipermarrjes.
• Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit per te siguruar ekzekutimin teknik te punes.
• Bashkepunon me Ekipin per pergatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor Tekniko–Financiar te objektit deri ne dorezimin perfundimtar te tij.
• Kryen nje numer te madh te detyrave inxhinierike ne terren qe perfshijne monitorimin vleresimin teknik te punes ne progres dhe zgjidhjen e ceshtjeve te konstruksionit ne terren.
• Siguron qe te gjitha punet brenda fusheveprimit te pergjegjesise se tij te instalohen ne perputhje me standardet e cilesise.
• Kryen testime dhe inspektime te here pas hershme brenda procedurave te miratuara.
• Siguron qe personeli i grupit te caktuar te angazhohet ne praktika te sigurta pune ne perputhje me procedurat e sigurises specifike te vendit dhe standardet e industrise.
• Miremban nje regjister te perditshem per regjistrimin e fazave te ndertimit si dhe te dhena inxhinierike per raportet e projektit.
• Harton preventiva situacione mujore libreza masash koheshenues etj.
• Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet e kerkuara:
• Diplome.
• Pervoje pune mbi 2 vite si Inxhinier Ndertimi. (Preferohet eksperienca ne projekte per ndertim infrastrukture)
• Te zoteroje mire programin AUTOCAD si dhe te kete njohuri te Paketes Office.
• Te kete aftesi shume te mira komunikuese manaxheriale dhe organizuese.
• Te kete njohuri shume te mira ne leximin dhe zbatimin e projekteve.
• Trajnimet ne fushen relevante do te kene perparesi;
• Te jete i afte te punoj ne ekip
• Te kete aftesi te mira organizative te kohes dhe prioriteteve

Ne rast se posedoni cilesite e listuara me siper ju lutem te dergoni CV-ne tuaj duke specifikuar pozicionin ne fjale ne adresen tone elektronike: info@vellezerithysa.al ose mund te kontaktoni ne WhatsApp ne numrin e kontaktit: +355 69 20 73 607
Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”

Cel. : +355692073607
 


Apply WhatsApp
Back
Top