• Tirane, ofroj vend pune menaxher i IPTV-së dhe Procesimit të Streaming

Emërtimi i pozicionit: Menaxher i IPTV-së dhe Procesimit të Streaming

Departamenti:
Teknik

Raportim:
Drejtuesit të Departamentit Teknik

Detyrat dhe përgjegjësitë:


IPTV
:

  • Të shërbejë si suport i nivelit të dytë dhe një pikë kontakti për incidente dhe probleme që lidhen me IPTV;
  • T’i asistojë ekipit të suportit në analizimin e shkaqeve dhe për zgjidhjen e problemeve që lidhen me infrastrukturën e IPTV-së në mënyrë që kauza të izolohet në mënyrë të saktë dhe të ofrohen zgjidhje;
  • Të përcaktojë dhe optimizojë një strukturë të integruar monitorimi që ka si qëllim që të identifikojë çështje potenciale që lidhen me sistemet e IPTV-së;
  • Të ndajë njohuri për zgjidhje të problemeve me ekipin e suportit në mënyrë që të ulet koha e zgjidhjes së të njëjtit problemi;
  • Të dokumentojë dizajnet teknike dhe zgjidhjet e problemeve në modele të standardizuara dhe në Sistemin e brendshëm Bazë të Njohurive;
  • Të veprojë si lider në aktivitetet që lidhen me IPTV-në;
  • Të ofrojë këshilla teknike për kolegët;
  • Operimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe aplikacioneve IPTV/OTT;
  • Përgatitja e raporteve për sistemet e IPTV-së dhe për performancën e aplikacioneve
  • Monitorimi i sistemeve respektive dhe ndjekja e çështjeve të defekteve;
  • Zhvillimi dhe implementimi i elementeve të reja të rrjetit IPTV dhe kujdesit të klientit.

Procesimi i Streaming:

  • Dizajnimi dhe zhvillimi i infrastrukturës së Procesimit të Strimingut që do të përdoret nga inxhinierët e kompanisë, Operim dhe mirëmbajtje te tyre
  • Të bashkëpunojë me ekipet e Produkteve dhe të të Dhënave për t’i ndihmuar ato që të ndërtojnë aplikacione kritike dhe të kenë njohuri më të thella mbi platformën;
  • Të punojë dhe të kontribuojë për softuere me burim të hapur dhe të ketë impakt në industri;
  • Monitorim i sistemeve respektive dhe ndjekja e rasteve të defekteve;
  • Të dokumentojë dizajnet teknike dhe zgjidhjet e problemeve në modele të standardizuara.

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Informatikë

Përvojë:
Preferohet me eksperience mbi 5 vite

Aftësitë:


  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese
  • I aftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi për të zgjidhur probleme dhe të punoj nën trysni.





Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresën hr@tring.tv
Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top