• Lezhe, ofroj vend pune Pirunist

D825XG1JYLVIAAAAAElFTkSuQmCC


Përshkrimi


INCA shpk është një kompani e themeluar në vitin 2008 me qëllimin për të siguruar në tregun Shqiptar dhe atë Europian përpunimin dhe lëndën e parë më cilësore për industritë e mishit dhe të sallamit. Pas më shumë se një dekade eksperiencë dhe me besimin e një tregu të gjerë klientësh, INCA ka zgjeruar aktivitetin e saj duke rritur ndikimin pozitiv social, ekonomik dhe ambjental e duke kontribuar aktivisht në promovimin e një klime sa më inovatore biznesi.

Aktualisht jemi duke kërkuar një PIRUNIST që t'i bashkohet departamentit të Pranimit në fabrikën tonë në Lezhë.

Detyrat


  • Merr në dorëzim mjetin lëvizës që punon dhe është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij për ta pasur gjithnjë në gjëndje pune dhe duhet ta pastrojë një herë në javë;
  • Bën kontrollin paraprak dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik gjatë gjithë procesit të punës.
  • Kur gjatë punës piruni pëson avari, njofton përgjegjësin e repartit dhe e fut mjetin për riparim;
  • Ka për detyrë të zbatojë të gjitha shenjat e qarkullimit të vendosura në territorin e shoqërisë;
  • Pas mbarimit të punës dhe parkimit të mjetit në vendin e caktuar, i raporton përgjegjesit të repartit për ecurinë dhe punën e kryer;
  • Asiston Manaxherin e Pranimit në të gjitha proceset e ngarkim/shkarkimit të cdo automjeti;
  • Bashkëpunon për sistemimin dhe ruajtjen sa më në rregull dhe pastër të ambjentit të punës;
  • Raporton cdo lloj problemi/situate tek eprorët e vet në lidhje me mbarëvajtjen e cdo procesi të magazinimit të produkteve dhe fabrikave në përgjithësi.

Kualifikimet


  • Të jetë i pajisur me dëshmi për drejtim piruni.
  • I shkathët dhe i aftë fizikisht për të përballuar volum pune.
  • Aftësi te mira komunikuese dhe person bashkëpunues.
  • Eksperiencë e mëparshme pune 1-3 vjet.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në hr@inca-al.com

Mund të aplikoni edhe duke e dorëzuar dorazi tek Informacioni në fabrikë në oraret:
E hënë – E premte: 09.00 – 14:00
Adresa: Lagjia "Skënderbej", Zona Industriale, Lezhë
 


Apply
Back
Top