• Tirane, ofroj vend pune Data Entry (Ekonomiste)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti të specializuar në ofrimin shërbimeve të kontabilitetit për tregun Italian, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Data Entry (Ekonomist).

Përshkrimi i Punës: Zhvillimi dhe mbajtja e parimeve dhe proçedurave të kontabilitetit nëpërmjet hedhjes dhe regjistrimit të faturave të sakta dhe në kohë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përpunimi i të dhënave dhe regjistrimi i të gjitha faturave të kontabilitetit për kompanitë Italiane.
  • Përgatitja e përmbledhjeve periodike të transaksioneve financiare të cilat mund të përfshijnë bilancet, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Interpretimi dhe shpjegimi i rregullave, rregulloreve dhe politikave në lidhje me programet fiskale për klientët.
  • Raportimi financiar mujor, tremujor dhe vjetor në zyrën e shtetit

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë, dega Finance-Kontabilitet).
Eksperienca: Përbën avantazh eksperienca e punës në kompani Italiane në fusha të ngjashme.


Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane (të shkruar dhe të folur).
  • Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
  • Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
  • Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën Italiane duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top