• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje/Blerje per veterinarine

IMI PHARMA Albania shpk nje nder shoqerite me te zhvilluara ne tregun farmaceutik shqiptar te distribucionit te medikamenteve dhe produlteve ushqimore per kafshe.
Aktiviteti I saj eshte I perqendruar ne shitje me shumice e pakice, import-eksport te produkteve farmaceutike humane dhe veterinare, te pajisjeve mjekesore, te produkteve ushqimore humane e veterinare te perdorimit te gjere, krijimi dhe shfrytezimi i klinikave mjeksore si edhe botimi i materialeve te ndryshme mjeksore etj.
Kompania eshte duke kerkuar Menaxher Shitjesh dhe Blerjesh ne fushen e Veterinarise me kerkesat si me poshte:

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Shitjeve dhe Blerjeve ne fushen e Veterinarise suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve dhe blerjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe blerjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Menaxhon marrëdhëniet me pikat e shitjes (farmaci apo njesi te tjera biznesi) për shitjen e produkteve
  • Koordinon me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar paraprakisht.
  • Suporton ne kryerjen e studimeve të tregut te shitjes se produkteve duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bere një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion ne përgatitjen e tipologjisë së produktit.
  • Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Financës & Menaxhimit të kompanise.
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e produktit, permbajtjen e tyre, çmimet apo cdo detaj tjeter te nevojshem.
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e kompanisë, klientëve ekzistues dhe potenciale dhe i ndihmon ata për të bere zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Realizon Marketingun e produktit m për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
  • Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon;
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorët dhe ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit perkatës;
  • Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
  • Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
  • Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë;

Edukimi:

  • Të zotëroje diplomë Universitare (prioritet do te kete nese e kane ne fushën e Veterinarise apo dhe Biznesit)
Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1-2 vite në ketë fushë
    Aftësi të tjera:
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • Të posedojë patente për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël.
  • Njohje shume të mirë të gjuhës angleze


Te interesuarit te dergojne CV-ne me Foto shoqeruar me Liste notash Diploma Bachelor dhe Master ne adresen e e-mailit hr@imi-pharma.com;
Aplikimet jane te hapura deri me dt. 25.06.2021.

Suksese!
 


Apply
Back
Top