• Vlore, ofroj vend pune Agjent Shërbimi & Shofer Buggy

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 6’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Agjent Shërbimi & Shofer Buggy (sezonal)
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Green Coast Resort/ Palasë, Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
Mirëpret, përcjellë banorët dhe vizitorët e Resortit, sigurohet që bagazhet e vizitorëve të trajtohen sipas standardeve, fokusohet në dhënien e shërbimit dhe mikpritjes në nivelet më të larta. Mirëmban fluksin e ardhjes së vizitorëve dhe i drejton ata për në resort. Shoqëron banorët / vizitorët brenda Resortit, plazhe, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mirëpret vizitorët në hyrjen kryesore dhe i përshëndet ata në mënyrën e duhur;
  • Komunikon me etikë në çdo rast dhe situatë;
  • Shoqëron vizitorët nëpër vilat e tyre dhe u shpjegon facilitetet e resortit;
  • Asiston vizitorët në shpërndarjen e bagazheve, letrave, mesazheve, pakove dhe kryen detyra të tjera sipas kërkesës së vizitorëve;
  • Ndihmon në vendosjen e bagazheve në vendin e duhur në momentin që mbërrijnë dhe largohen vizitorët;
  • Mban në ruajtje bagazhet në dhomën përkatëse dhe u përgjigjet kërkesave të vizitorëve;
  • Drejton vizitorët për tek zyra recepsionit dhe i udhëzon që të presin pranë tyre;
  • Merr në dorzim çelësat e vilës dhe shoqëron vizitorët
  • Rekomandon vizitorët në lidhje me restorantet dhe facilitetet në resort;
  • Përgjegjës për kontrollin e dhomës/vilës së vizitorëve në momentin e largimit për t’u siguruar që nuk kanë harruar asnjë send personal;
  • Mirëmban dhomën e bagazheve dhe vendin e punës;
  • Raporton tek drejtuesi për çdo keqfunksionim;
  • Kryen detyra të tjera sipas caktimit;
  • Merr çdo kërkesë nga vizitorët dhe i aftë për të vepruar në mënyrë korrekte,
Edukimi:
Arsim i mesëm ose i lartë.
Eksperiencat e punës: 1 deri në 3 vite eksperiencë si Agjent Shërbimi & Shofer Buggy

Kërkesat për pozicionin e punës:


  • Leje drejtimi automjeti, kategoria B;
  • Aftësi për të ofruar shërbime të shkëlqyera me klientët dhe për të mbajtur një sjellje profesionale;
  • Aftësi në komunikim (të shkruar dhe verbal);
  • Përvojë në të gjitha aspektet në lidhje me shërbimin e klientit dhe në menaxhimin e vizitorëve;
  • Njohuri të mira në industrinë e Hospitality në lidhje me principet, metodat, praktikën dhe teknikat;
  • Aftësi të mira për zgjidhjen e konflikteve, negociatave dhe trajtimin e konflikteve;
  • Aftësi për t’u përgjigjur në kohë në një ambient dinamik dhe të ndryshueshëm;
  • I/e aftë të ndërtojë dhe mirëmbajë marrëdhënie të qëndrueshme me departamentet e kompanisë, partnerët kryesorë të biznesit dhe klientët;
  • Njohuri të mira në të folur dhe në të shkruar të gjuhës Angleze;
Aftësi të tjera:

  • Fokus tek klienti;
  • Komunikimi;
  • Energjik;
  • Bashkepunimi;
  • I/e mirë orientuar;
  • Zgjidhës i problemeve;
  • I/e përgjegjshëm dhe i/e besueshëm.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Agjent Shërbimi & Shofer Buggy .
Afati i dorëzimit: 30/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top