• Vlore, ofroj vend pune Patrullues

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 6’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Patrullues
Departamenti: Asset & Services
Vendndodhja: Green Coast Resort & Residences/Palasë,Vlorë (sezonal)

Përmbledhja e Pozicionit:
Patrulluesi i Lungomares në Green Coast Resort & Residencess është përgjegjës për zbatimin e rregullores së administrimit të përcaktuar për të gjitha objektet/bizneset dhe ambientet e përbashkëta të Lungomares.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollon oraret e operimit të objekteve/ bizneseve që janë pjesë e lungomares
  • Përgjegjës për zonën e parkimit, kontrollon nëse ka parkime të gabuara dhe udhëzon klientët
  • Përgjegjës për konstatimin e problematikave dhe njoftimin e departamenteve përkatëse (teknika dhe pastrimi)
  • Përgjegjës për monitorimin e pastrimit, defekteve teknike dhe raportimin në kohë tek personat përgjegjës
  • Monitoron & raporton rastet e incidenteve tek supervizori
  • Orienton klientët për pyetje të ndryshme
  • Kontrollon zonën e plazhit
  • Mat në frekuenca të ndryshme volumin e njësive dhe i raporton

Eksperiencat e punës:
Preferohet 6 muaj eksperiencë në pozicione të ngjashme .
Aftësi të tjera:

  • Te këtë përfunduar arsimin e mesëm
  • Njohuri të gjuhës angleze përbën avantazh

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Patrullues.

Afati i dorëzimit: 20/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top