• Tirane, kerkohet Inxhinier Mekanik/Hidroteknik

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Mekanik/Hidroteknik
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik/Hidroteknik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanikë në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet shtetërore;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Aprovon materialet të cilat implementohen në kantier;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Harton dhe plotëson preventivët e ndryshimeve të ardhura si kërkesë nga klienti;

  • Harton, mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin e instalimeve mekanike gjatë fazës të shfrytëzimit;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve mekanike;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet mekanike;
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori përkatës;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike/Hidroteknike

Kualifikime të tjera
Aplikanti duhet të zotërojë:

  • 5-7 vite eksperiencë në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.;
  • Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj.;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperienca në AutoCAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000460017/Inxhinier-Mekanik?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 17/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top