• Tirane, kerkohet Teknik Ndërtimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i Ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
  • Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
  • Informon inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
  • Mban ditarin e objektit;
  • Përgatit librezat e masave;
  • Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
  • Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
  • Koordinon me inxhinierin e kantierit për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët;
  • Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
  • Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme Teknike Ndërtim

Kualifikime të tjera
Aplikanti duhet të zotërojë:

  • 5-7 vite eksperiencë në zbatim projekti;
  • Të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshire për të implementuar risi;
  • Aftësi të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
  • Fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000463009/Teknik-Ndërtimi?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 17/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top