• Tirane, kerkohet Inxhinier Ndertimi

Ne jemi nje kompani ne fushen e projektimit dhe zbatimit te punimeve te ndertimit dhe montimit ne godina banimi civile, industriale, bujqesore, tunstike, shoqerore, veprave ujore, kanalizime te ndryshme, rruge ura e vepra arti, punime komunale dhe mjedisit, si dhe punime te te gjitha llojet ne fushen e ndertimit. Import Export mallrash ne profilin e ndertimit.


  • Pergjegjesite:
  • Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Drejtuesi Teknike
  • Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se try
  • Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
  • Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi;
  • Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen;
  • Pergjegjesite e Vecanta;
  • Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit,preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes;
  • Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
  • Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
  • Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne object;
  • Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
  • Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve;
  • Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
  • Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
  • Ndjek dhe ploteson cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
  • Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
  • Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer.
  • Te interesuarit te kontaktojne cdo dite te javes nga ora 8:00 - 20:00 ne nr. e celularit 069 609 1707.
 


WhatsApp
Back
Top