• Tirane, ofroj vend pune Promotore dhe asistente shitje

[FONT=&quot]Promotore dhe asistente shitje (kozmetike dhe kujdes personal) ka për detyrë realizimin e kryerjes së aktivitetit të marketingut brenda njësisë së shitjes, nëpërmjet pozicionimit dhe reklamimit të produkteve në ekspozitorët e kozmetikës.


Ka përgjegjësi:
- Shfrytëzimin maksimal të hapësirave, duke siguruar shikueshmëri të lartë dhe korrekt të produkteve të kompanisë;
- Zbatimin rigoroz të planogramave të produkteve, si në pozicionet primare dhe sekondare;
- Mirëmban raftet e njësisë së shitjes, duke vëzhguar shfaqjet e produkteve të kompanisë, duke larguar produktet e dëmtuara ose në përfundim të periudhës së përdorimit, duke kontrolluar produktet në raft dhe në magazinën e njësisë së shitjes.
- Kujdeset për çmimet në ekspozitor/raft dhe sigurohet që janë ato të duhurat.
- Siguron rezultate cilësore duke ndjekur dhe zbatuar standardet.
- Raporton në lidhje me aktivitetin gjatë punës dhe realizimin e objektivave.

KUALIFIKIMET:
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
- Aftësi për të demonstruar durim dhe entuziazëm gjatë komunikimit me stafin e klientit dhe blerësit.
- Njohje me praktikat e kujdesit ndaj klientit.
- Aftësi për të punuar shpejt, me saktësi edhe nën presion.
- E motivuar dhe e orientuar për arritjen e objektivave.
- Aftësi raportuese me shkrim dhe gojë.

Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne duke derguar cv e tyre ne [COLOR=#385898]o.cela@alkosgroup.al[/COLOR]

Aplikimet mbyllen me 30.06.2021


[/FONT]
 


Apply WhatsApp
Back
Top