• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Elektrik

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të Pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: Supervzior Elektrik
Departmenti: Mirëmbajtjes Teknike
Vendodhja: TEG, Tiranë

Përshkrim i Pozicionit të Punës
Supervizori në Dep. e Teknikes në Qëndër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve elektrike/elektronike në sistemet përkatëse si (transformator të fuqisë, panelet e TM, panelet e TU, linjat magjistrale të furnizimit, kuadrot kryesor shpërndarës së ngarkesës, panelet diellore, panelet e përmirsimit të koef. të fuqisë cosΦ, gjeneratorë, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante etj ) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjëndjen teknike tek eprori.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  1. Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve elektrike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
  2. Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve mekanike/hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve.
  3. Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike dhe sistemeve speciale në raste të nevojshme apo emergjente.
  4. Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standarteve të përcaktuara.
  5. Mban nën kontrollon koston e mirëmbajtes të sistemit elektrik dhe sistemeve speciale.
  6. Koordinon punën brënda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes.
  7. Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike
  8. Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajties.
  9. Monitoron konsumin e energjisë elektrike të gjithë qendrës dhe subjekteve.
  10. Monitoron në kohë reale parametrat elektrike të gabinave, temperaturën e ujit të sistemit të kondicionimit, regjimin e punës së paisjeve të kondicionimit, ndriçimin e qendres nëpërmjet sistemit të BMS.
  11. Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
  12. Mbikëqyr punimet elektrike dhe mekanike të grupeve të jashtme në subjektet e reja.
  13. Harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total nese do i kerkohet.
  14. Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
  15. Kryen funksione të tjera të percaktuara nga Menaxheri përkatës.
Kërkesat e pozicionit të punës:
  1. Edukimi:
- Diplomë Universitare, Fakulteti Inxhinierisë, Dega Inxhinieri Elektrike
  1. Eksperiencat e punës: Rreth 4-5 vjet në të njëjtin profil, në impiantet eletrike, ventilim – kondicionim, sistemet e dedektimit të zjarrtit, audio, HVAC, Ashensorë, Shkallë lëvizëse etj.

  1. Kualifikime të tjera:
- Të ketë aftesi në koordinimin e punimeve elektrike.
- Të ketë aftesi në instalime dhe testime të sistemeve elektrike, aftësi në skicime të planeve elektrike.
- Eksperiencë në BMS, CAD dhe MS është një avantazh.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  1. Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit,
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, km 4, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit: deri në dt. 20 Qershor 2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top