• Tirane, ofroj vend pune Zv. Menaxher/e Supermarketi

supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tanë ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Zv. Menaxher/e Supermarketi.

Përmbledhje e Pozicionit: Zv. Menaxheri i Supermarketit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së marketit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pike kontakti/përfaqësimi i supermarketit në mungese të menaxherit.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Sigurimi i arritjes së objektivave sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania për supermarketin në përgjithësi dhe cdo stafi në vecanti ;
  • Me aprovimin apo ne dijeni te menaxherit ben uljet per produktet qe jane ne skadence te afert.
  • Kryen porosi tek furnitoret për mallrat që mungojnë në market ;
  • Organizon largimin e skadencave sipas proçedures së përcaktuar nga kompania ;
  • Sigurimi i normës së rritjes së biznesit të supermarketit nga viti në vit ;
  • Në mungese të menaxherit të marketit mbikqyr punonjësit e turnit dhe ndjek aktivitetet e lena në ngarkim të secilit ;
  • Monitorimi i stafit në baza ditore për të garantuar performimin korrekt të detyrave të ngarkuara dhe menaxhimin e pritshmërive të performancës së tyre sasiore dhe cilësore ;
  • Sigurimi i respektimit të rregulloreve, procedurave dhe proceseve në fuqi të kerkuara nga kompania ;
  • Menaxhimi i stokut të dyqanit dhe garantimi i optimizimit të tij ne funksion të arritjes së objektivave të supermarketit ;
  • Menaxhimi i ankesave apo problematikave te klientëve ;
  • Mbledhja dhe ndarja e informacioneve ne lidhje me dinamikat e tregut ku operon supermarketi për konkurrentët, klientët potencial, mundësi biznesi etj.
  • Detyra të tjera të ngarkuara në funksion të rolit .

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;

- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

- Kualifikime të tjera:
  • Njohuri të sistemit Financa 5;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 20.06.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top