• Tirane, ofroj vend pune Konsulent Imobiliar

"Konsulent Imobiliar" .
NJOFTIM PËR PUNË
Agjensia imobiliare REALPAS vjen me një ofertë punesimi reale, duke ju mundësuar të punoni kushte komode dhe të përfitoni të ardhura te kenaqshme sipas performacës. Ne po rritemi çdo ditë e më shumë, prandaj në ekipit tonë nevojiten individë ambicioze dhe kërkues, të përkushtuar, të vendosur për t’u rritur profesionalisht dhe për të dhënë kontributin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme. Ne ofrojmë mundësi punësimi për pozicionin e Konsulentit Imobiliar.
Kriteret Kualifikuese:
Ø Arsim i lartë universitar.
Ø Mosha 25-43 vjec.
Ø Eksperiencë minimale 3 vjecare në Tregun Imobiliar
Ø Aftësi komunikimi shumë të mirë në gjuhën shqipe dhe angleze.
Ø Njohës/e shumë i/e mirë i/e terrenit.
Ø Aftësi të mira komunikuese ndërpersonale
Ø Të ketë patentë të kategorisë B (opsionale)
Përshkrimi i pozicionit të punës:
Ø Të kërkojë dhe te gjejë përmes cdo instrumenti të nevojshëm dhe të përshtatshëm, pasuri të paluajtshme (pa kufizim në lloj dhe në sasi) duke ia vënë në dispozicion të dhënat e këtyre pasurive punëdhënësit në përputhje me objektivat periodik të caktuar nga Agjensia.
Ø Të kryjë bisedime, promovim të pasurive të shoqërisë me klientë potenciale me qëllim ndërmjetësimin dhe finalizimin me sukses të transaksioneve të ndryshme që kanë për objekt shitblerjen, dhënien apo marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.
Ø Të raportojë ecurinë e aktivitetit ditor, pranë përfaqesuesit të Agjensisë, duke njoftuar cdo eventualitet dhe problematike lidhur me këtë aktivitet.
Kushtet e punës
1.Pagë bazë 50.000 All + komisione.
2.Rritje progresive e komisioneve.
3.Mundësi partneriteti 50% me 50% pas 2 viteve eksperiencë të sukseshme me Agjensinë
Full time nga e Hëna në të Premte
Për të aplikuar dërgoni CV tuaj dhe një Letër Motivimi, në adresën e emailit info@realpas.al
Mos harroni të përcaktoni në subjekt te email-it pozicionin për cilin aplikoni! (P.sh Aplikim për Konsulent imobiliar)
 


Apply
Back
Top