• Durres, ofroj vend pune Agjent Shitje

Kompania SERVICES HO-RE-CA SH.P.K , distributor kryesor në Shqipëri i disa Brand-eve të njohura (Zanetti S.p.a, Salumificio Sorrentino S.r.l, Prosciuttificio Verucchia S.r.l, Segata S.p.a etj) të produkteve të freskëta, cilësore me origjinë shtazore si: Grana Padana, Parmigiano Reggiano, Mozzarela,Gorgonzola, Sorrentino Salame Milano, Napoli, Cotto, Spianata, Speck,Panceta, Crudo etj.
Kompania realizon shpërndarjen e produkteve në markete, restorante, piceri dhe pika shumice, në të gjithë vendin, nëpërmjet agjentëve të saj të shitjes.

Kërkon të punësojë agjent shitje me eksperiencë pune në këtë fushë dhe i disponueshëm për linjat nga Shkodra deri në Ksamil
sipas grafikut përkatës

Objektivat:
1. Realizimi i planeve dhe tejkalimi i tyre duke synuar rekorde të rezultateve të shitjeve në zonën përkatëse.
2. Zhvillimi dhe zgjerimi i gamës së artikujve në klientët aktual, si dhe identifikimi i klienteve të rinj potencial.

Detyrat kryesore:

1. Shpërndarja e produkteve ne zonën dhe klientët perkatës.
2. Prezanton në mënyrë profesionale produktet, tek klientët e zonës që mbulon.
3. Monitorimi i tregut ne teresi, mbledhja e informacionit dhe raportimi.
4. Koordinimi i porosive te klienteve ne baze te nje vleresimi logjik.
5. Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve.
6. Ofron sherbim ndaj klienteve, si përpara dhe pas shitjes.
7. Raportimi ditor tek eprori përkatës mbi ecurinë e punës dhe problematikat e ndryshme.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet:

1. Eksperienca të ngjashme në tregun Shqiptar (Eksperienca me produktet e fresketa frigoriferike përben avantazh)
2. Arsimi i mesëm (I lartë përben avantazh).
3. I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup.
4. Korrekt në manaxhimin e të mirave materiale të ndërmarrjes.
5. Koefident në ruajtjen dhe shperndarjen e informacionit.
6. I aftë të marre pergjegjesi dhe të organizojë zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg.
7. Korrekt në plotësimin dhe ruajtjen e dokumentit justifikues të shitjes(TVSH)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit golja.neritan@gmail.com .
Aplikimet pranohen deri ne daten 10/06/2021.
Ju njoftojmë se vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top