• Tirane, ofroj vend pune Aprovues Kredie, Rrjeti Individë

Siguron që aplikimet për kreditë individë janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Verifikon aplikimin për kredi të paraqitur nga specialisti i shërbimit të klientit në degë/online, duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhënies në fuqi;
  2. Siguron që të gjitha aplikimet/kreditë e aprovuara janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
  3. Kontakton përmes telefonatave klientët të cilët kanë shfaqur interes apo kanë aplikuar në web/facebook duke saktësuar të dhënat paraprake dhe regjistruar aplikimin në sistem;
  4. Siguron që gjatë aplikimit, të dhënat e klientit janë hedhur korrekt në sistem, dhe i rregullon respektivisht nëse ka pasaktësi;
  5. Është vendimarrës me të drejta të plota për Kreditë për Individë, sipas kritereve të scoring;
  6. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vite në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  2. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, manaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi; Aftësi të treguara për të arritur objektivat e shitjes;
  3. Aftësi të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
  4. Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme.

Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 15 qershor 2021 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top