• Tirane, ofroj vend pune Financier/e

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti në fushën e tregëtimit të veglave të punës, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Financier/e.

Përshkrimi i Punës: marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron në mënyrë sistematike të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit të kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve.
  • Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
  • Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
  • Propozon proçedura të reja ose përmirësime të proçedurave ekzistuese që lidhen me Financën.
  • Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
  • Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
  • Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Pergjegjesi.
  • Mban marrëdeniet me furnitoret dhe klientët

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në kompani tregëtare, retail, import-eksport

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Të njohë shumë mirë programin Bilanc.
  • Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
  • Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
  • Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program proçesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
  • Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
  • Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top