• Tirane, ofroj vend pune Cift SOS

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. Prej 25 vitesh SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri këtë përkujdesje e ofron nëpermjet modelit klasik te perkujdesjes, ate me një Prind SOS.

Në mënyrë që të ofrojë përkujdesje familjare, të sigurojë më shumë stabilitet dhe cilësi më të lartë në kujdesin për fëmijët, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kërkon ta ofrojë kete sherbim nëpërmjet Çifteve SOS.

Qellimi i pozicionit

Krijimi i nje ambienti te sigurt dhe te ngrohte familjar; krijimi i nje marredhenie te qendrueshme me femijet qe kane nen kujdes; dhenia e kujdesit dhe zhvillimi i femijes; sigurimi i te gjitha nevojave te femijes dhe marrja e vendimeve me te mira per te.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Ciftit SOS

  1. Cifti SOS ofron perkujdesje afatgjate dhe krijon lidhje te perhershme shpirterore dhe emocionale me femijet qe jane ne kujdesin e tij;
  2. Krijon nje ambient te ngrohte, te dashur dhe te sigurte familiar per femijet e besuar kujdesit te tij; perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet; menaxhon me pergjegjshmeri aktivitetet e perditeshme ne shtepi duke siguruar permbushjen e nevojave te femijeve
  3. Siguron mireqenien e femijes nepermjet kryerjes rolit te prinderve – inkurajon zhvillimin e cdo femije dhe te riu ne familjen SOS; siguron mbeshtetje fizike dhe emocionale per mireqenien e cdo femije duke marre parasysh rrenjet biologjike, sociale dhe kulturore te femijeve.
  4. Ndermerr veprime dhe vendimeve per femijet e besuar kujdesit te tij ne rolin e prinderve SOS ne bashkepunim me stafin SOS Fshatit te Femijeve; mbeshtet dhe drejton cdo femije dhe te ri ne rrugen drejt pamvaresise;
  5. Miremban marredhenie familjare me femijet qe largohen nga kujdesi i tij;

Kerkesat per Ciftin SOS:
  1. Te jene te gatshem te jetojne ne SOS-Fshatin e Femijeve Tirane dhe te ndajne jeten me femijet qe kane nen kujdes; te gatshem per nje perkushtim afatgjate ndaj kujdesit per femijet e SOS Fshatit te Femijeve.
  2. Martesë / bashkëjetesë të qëndrueshme dhe afatgjatë për të paktën dhjetë vjet
  3. Personaliteti i të dy partnerëve dhe stili i jetesës së çiftit nuk duhet të rrezikojë mirëqënien e fëmijëve;
  4. Te jene te afte dhe te kene deshire te kryejne te gjitha detyrat normale te nje cifti prindrish, ne kujdesin ndaj femijeve;
  5. Te kene dosje te paster penale dhe te mos kene asnje incident dhune / abuzime me femijet;
  6. Te kene shendet te mire fizik dhe mendor;
  7. Te kene durim dhe komunikim te mire;
  8. Te kene aftësi për të ndërtuar marrëdhënie ndërpersonale
  9. Te kene perfunduar arsimin e mesem; preferohet, qe njeri prej prinderve te kete kryer trainime ne fushen e kujdesit per femijet;
  10. Te jene te gatshem per zhvillim dhe trajnime te metejshme ne fushen e perkujdesjes se femijeve.
  11. Organizata mbulon shpenzimet financiare per femijet qe do jene nen kujdes dhe Prindit primar (nenes) SOS.
  12. Prindi Mbështetës duhet të ketë punë të qëndrueshme jashtë SOS Fshatit të Fëmijëve.
  13. Çiftet pa fëmijë ose me fëmijë të pavarur dhe të rritur do të kenë përparësi;

Personat e interesuar jane te ftuar te dergojne
• Letër motivimi
• CV me fotot e sejcilit partner
me email: hr@soskd.org.al Tel: +355 4 4536901 ext 16
 


Apply WhatsApp
Back
Top