• Tirane, ofroj vend pune Manaxher për Ruajtjen e të Dhënave dhe Raportimin, Departamenti i Operacioneve

Manaxhon, monitoron dhe përmirëson të gjitha proceset që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e sistemeve të raportimit, krijon dhe mirëmban raportet ekzistuese duke marrë pjesë në analizën e raporteve, zhvillimin dhe automatizimin e tyre. Mirëmban bazën e të dhënave.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Drejton zhvillimet e të gjitha raportimeve, për të siguruar që cdo informacion ruhet, validohet dhe krijon rrjedhshmëri logjike në cdo proces biznesi të njësive në kompani;
  2. Menaxhon aktivitetet e Data Warehouse dhe Raportimit, duke përfshirë strategjitë, planifikimin dhe licencimin;
  3. Menaxhon informacionin nëpërmjet automatizimit të raporteve, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të tyre; Zhvillon mjete planifikimi, buxhetimi dhe procese biznesi për të mbështetur nevojat e departamentit;
  4. Rrit nivelin e kënaqësisë së përdoruesve të brendshëm duke rritur numrin e raporteve që lehtësojnë automatizimin e punës;
  5. Azhornohet me zhvillimet rajonale dhe këshillat mbi nevojat për raporte; Përshtatja dhe implementimi i teknologjive të reja.
  6. Merr pjesë dhe analizon zgjidhje të ndryshme për automatizime brenda departamentit të operacioneve;
  7. Ndjek korrigjimin e gabimeve lidhur me cilësinë e të dhënave në bazën e të dhënave.
  8. Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve në kompani;

Kërkesat për pozicionin:

  1. Eksperiencë si zhvillues/e raportesh (SSRS ose në platforma të tjera bazuar në SQL);
  2. Eksperiencë si zhvillues/e BI - e preferuar;
  3. Të njohë mirë SQL queries; Të jetë familjar me teknologjitë BI (p.sh. Microsoft Power BI);
  4. Njohuri mbi SQL Server Reporting Services (SSRS) - e preferuar, SQL Server Integration; Services (SSIS) dhe SQL Analysis Services (SSAS);
  5. Njohuri mbi manaxhimin e databazës, online analytical processing (OLAP) dhe ETL (Extract, transform, load) framework – ose teknologji të përafërta me to;
  6. Njohuri të përgjithshme të produkteve Bankare /Financiare;
  7. Aftësi në analizimin e kërkesave për raporte;
  8. I gatshëm për të ndërmarrë iniciativa; Aftësi analitike për zgjidhjen e problemeve;
  9. Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  10. Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë ose degë ekuivalente;
  11. Do të përbënte avantazh:

  • Eksperienca e mëparshme në bankë 3 vite+;
  • Njohuritë mbi IFRS9; Njohuri në menaxhimin e kërkesave në Jira.

Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 4 qershor 2021 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top