• Tirane, ofroj vend pune Lektor në departamentin e Inxhinierisë

Pozicioni: Lektor në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike
Fusha specifike: Gjuhët e programimit, algoritmikë
Tipologjia: Me kohë të plotë
Data e fillimit: Shator 2021
Afati i aplikimit: 30.05.2021

Përshkrimi i pozicionit të punës
Departamenti po kërkon kandidatë që mbajnë të paktën një gradë PhD në Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike, ose fusha të ngjashme. Angazhimi i kandidatit si staf pedagogjik do ketë dy drejtime: mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Kandidati do të përfshihet në mësimdhënie dhe në mbikëqyrjen e studentëve në zhvillimin e temave në ciklet e studimit bachelor dhe master i shkencave në programet e studimit të ofruara nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike. Ngarkesa mësimdhënies është zakonisht tre deri katër lëndë në vit midis nivelit bachelor dhe master, disa prej të cilave mund të jenë në seksione të shumëfishta, për një total prej 300 orëve akademike në vit. Në veçanti, kërkohen kompetenca në fushën e programimit dhe algoritmikes dhe në veçanti në:

  1. gjuhë programi procedurale dhe të orientuar në objekte si: C, C#, Java, Python, etj.;
  2. gjuhë programi për aplikacione WEB si: HTML, CSS, PHP, JavaScript, etj.;
  3. teknologji për programimin në WEB si: BootStrap, NodeJS, AngularJS, ejt.;
  4. bazë të dhënash;
Kandidati duhet të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit kombëtarë dhe ndërkombëtar përmes projekteve bashkëpunuese, të kryej aktivitet kërkimor dhe të shpërndajë hulumtime me rëndësi dhe ndikim në fushën e inxhinierisë kompjuterike, të mbështesë aktivitet e brendshme të departamentit, të mbështesë aktivitet e Metropolitan Incubator në zhvillimin e startup-eve, të veprojë si këshilltar akademik studentëve dhe detyra të tjera administrative në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të departamentit.


Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë përfunduar studimet e doktoratës nga universitete brenda vendit, ose jashtë vendit të njohura nga MASR, në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Shkencave Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike apo fushave të përafërta.
  2. Të kenë eksperiencë në mësimdhënie në institucione të arsimit të lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor.
  3. Të zotërojnë me dëshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore. Preferohet të njohë gjuhën angleze ose franceze me test ndërkombëtar apo të kenë eksperience në mësimdhënie në këto dy gjuhë.
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim.
  • CV ( Curriculum Vitae) përfshirë listën e botimeve shkencore dhe referimeve në konferenca shkencore brenda ose jashtë vendit.
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave” si dhe dëshmi e titullit “Doktor i Shkencave” apo tituj të tjerë akademikë, ose vërtetim të ndjekjes së ciklit të tetë të studimeve “Doktoratë”. Për diplomat e marra në universitetert e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR), ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare, workshop, etj.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al.
 


Apply
Back
Top