• Tirane, ofroj vend pune Sales Representative

Hyrje

web:in Development House është në kërkim të një vajze midis moshës 20 dhe 30 vjeç, e cila do të mbajë pozicionin Sales Representative pranë kompanisë WEBIN shpk.

Roli juaj dhe Përgjegjësitë

Si një Sales Representative ju:


  • Keni një rekord arritjesh.
  • Keni aftësi të shkëlqyera në komunikimin me shkrim dhe verbal.
  • Keni përvojë të sukseshme në shitje ose një dëshirë e fortë për të filluar një karrierë në këtë fushë.
  • Keni dëshirë për të punuar në një mjedis të shpejtë e sfidues.
  • Keni dëshirë për të përmbushur dhe tejkaluar qëllimet e matshme të performancës.
  • Jani natyrshëm kuriozë dhe të pasionuar.
  • Keni aftësi teknike për të zotëruar mjetet tona të shitjes.
  • Jeni natyrë konkurruese.


Çfarë do të bëni?


  • Ju do të punoni ngushtë me Drejtorin e Marketingut dhe CTO.
  • Do të telefononi dhe prisni telefonata nga klientë.
  • Do të takoni klientët nga afër, të shpjegoni shërbimet dhe paketat tona.
  • Do të punoni në një sistem CRM për të menaxhuar ecurinë e shitjeve dhe rekordet.


Vendodhja

Rruga Haxhi Hysen Dalliu, vila nr.7, pranë FSHN, Tiranë, 1001 AL.

Si të aplikoni?


  1. Aplikoni online në careers.webin.al
  2. Dërgoni email në info@webin.al me subjekt "Sales Representative".


Rreth web:in Development House

Ne jemi 100% të përkushtuar ndaj teknologjisë dhe ofrojmë shërbime dixhitale me standardet më të larta. web:in ka një përvojë të gjatë në zbatimin e projekteve që përfshijnë gjuhë të ndryshme programimi. Gjithmonë kemi besuar se marketingu më i mirë për ne është një klient i kënaqur, prandaj ne kujdesemi që çdo projekt ta realizojmë me përkushtim maksimal. Dizajn, faqe webi, aplikacione mobile, sisteme menaxhimi dhe marketing dixhital, të gjitha në një vend.

Afati i fundit për aplikim në këtë pozicion është data 31 Qershor 2021.
 


Apply
Back
Top